Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë u shënuan 101 raste pozitive dhe 4 humbje jete me Covid-19, raportoi Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës.
Ndërsa 421 pacientë u shëruan, duke e cuar numrin në total në 95.466 raste. Kurse numri i rasteve aktive është 7.983.
Rastet pozitive u shënuan në komunat: Prishtinë 33 raste, Gjilan 9 raste, Prizren 9 raste, Gjakovë 8 raste, Ferizaj 6 raste, Mitrovicë 6 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Obiliq 5 raste, Pejë 5 raste, Deçan 4 raste, Podujevë 4 raste, Lipjan 3 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Vushtrri.