Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla foli sot, në Komisionin e Arsimit në Kuvend, për futjen e lendës së edukimit fetar në shkollat publike 9-vjeçare dhe të mesme, për vitin shkollor 2016-2017.
Zonja Nikolla u shpreh se ky është një projekt pilot që synon edukimin e historisë dhe tolerancës fetare.
Sipas shpjegimeve të ministres, elementët kryesorë të kësaj nisme të qeverisë janë:
- Lënda do të ketë lidhje me historinë mbi kulturat fetare, qytetërimin dhe kulturën e fesë.
- Mësimi do të zhvillohet nga mësuesit të trajnuar për historinë e fesë dhe jo nga klerikë.
- Lënda do të zhvillohet me nxënësit e klasës së gjashtë dhe vitit të parë në gjimnaz.
- Fiaza pilote do të përfshijë pesë shkolla 9-vjeçare dhe pesë shkolla të mesme në gjithë vendin
Me këtë, rast Ministrja e Arsimit ftoi akademikët të marrin pjesë në konsultimet paraprake të kësaj kurrikule.