Ish-Kryeministri socialist, deputeti Pandeli Majko bisedoi dje në mbrëmje, me gazetaren Eni Vasili në emisionin Studio e Hapur. Disa nga deklarimet më të rëndësishme të tij ishin:
Për referendumin në PS
- Ne kemi lejuar të votojnë edhe njerëz që nuk ishin në listat e organizatave apo dhe kur ishin me teserat me lulëkuqe [teserat e vjetra], e kemi bërë me një ndjenjë vetëdije, dashamirësie, që referendumi është i hapur.
- Si frymë, rezultati i referendumit është i padiskutueshëm. Proçes pa probleme vështirë se gjen në Shqipëri. Por për mua ishte një proçes demokratik. Ne mbetemi ndër partitë që e ushtrojnë këtë ushtrim demokratik.
- Për pjesën e statutit Blushi kishte të drejtë. Kishim një boshllëk disa vjeçar të mos funksionimit të statutit. Ky referendum ishte i nevojshëm dhe për këtë arsye.
Për PS-në dhe Edi Ramën
- Rama e rëndon peshoren nga estetika, i jep më shumë rëndësi formës se përmbajtjes, merrët me estetikën dhe jo me thelbin. Rama i përket brezit të politikanëve që e ka futur si kulturë fenomenin estetik.
- Problemi më i madh i tij [Ben Blushit] është që nuk e ngroh karrigen. Është një politikan mjaft vibrant, i mençur. Por do të zgjidhja Ramën së për të kam bërë dy herë fushatë.
- Në grupin parlamentar të PS-së nuk ka njeri kriminel, manipulues a banda.
- Të dy, Veliaj dhe Tahiri, i shoh si protagonistë në PS, lideri do të vijë natyrshëm.
- Nuk e shoh PS-në si kulmin e një partie perëndimore, edhe ne kemi probleme, kemi patur gropa në histori.
- Debati i brendshëm në PS është me një konotacion të tillë që e çon në përiferi mënyrën e të bërit opozitë të PD-së.
Për reformën në drejtësi
- Nëse do të kishim ecur normalisht me dialogun, sot reformën do e kishim depozituar. Po të mos ndodhnin këto protestat për parkun, kërkesat për kolegët e mi në Kushtetuese.
- PD ka një mënyrë të gabuar të mendimit politik. Të dyja palët fitojnë nga ulja në dialog.
- Nëse nuk ndodh, Shqipëria hyn në kolaps politik dhe moral, edhe më Brukselin.
- Në zgjedhjet e fundit një votë vajti 50 euro. Kjo politikë që paguan aq për votën, e bën se do ta nxjerrë 100, 200 apo më shumë. Mungesa e drejtësisë po përbën thelbin e mosbesimit që kanë qytetarët te sistemi.
Për reformat e qeverisë dhe zhvillimet e fundit
- [Për konçesionin e TVSH-së] nuk flas, nuk i di detajet.
- [Për check up-in] nuk dua të flas, nuk kam një pasqyrë të plotë, Beqajn e kam mik.
- [Për rrëzimin e helikopteri të Ministrisë së Mbrojtjes] po pres ekspertizën.