Me rastin e 105 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, qeveria organizoi në Vlorë ceremoninë e ngritjes së flamurit.
Kryeministri Rama, Presidenti Meta dhe Presidenti i Kosovës Thaçi zhvilluan homazhe përpara monumentit të Ismail Qemal Bej Vlorës, Ati i Pavarësisë.
Në ceremoninë zyrtare morën pjesë dhe qindra qytetarë.
Ndërkohë dhjetëra qytetarë protestuan në të njëjtin shesh ku u organizua ceremonia. Me thirrje për kapjen e shtetit nga narkotrafiku, qytetarët kanë kërkuar largimin e kryeministrit Rama. Qytetarët mbanin pankarta në duar me fotot e tre drejtuesve të policisë dhe t ëish-ministrit Tahiri, të akuzuar për lidhje me bandën Habilaj.