Ndërtimi në Park paditet në Gjykatën Administrative

Ndërtimi në Park paditet në Gjykatën Administrative

Qytetarët që kundërshtojnë ndërtimin në Parkun e Liqenit, paditën sot, në Gjykatën Administrative Këshillin Kombëtar të Territorit [KKT], Bashkinë Tiranë dhe firmat ndërtuese që po kryejnë punimet.

Në padi, qytetarët kërkuan pavlefshmërinë e vendimit të KKT-së, dhe të lejes së ndërtimit për këndin e lojrave, si dhe pezullimin e menjëhershëm të punimit.

Qytetarët akuzuan KKT dhe Bashkinë Tiranë për shkelje të Konventës Aarhus, një sërë ligjesh dhe vendimesh nënligjore, duke mos bërë vlerësimin e ndikimit në mjedis, duke mos informuar dhe përfshirë qytetarët në vendim-marrje përmes dëgjesave publike.

Padia e sotme pason një sërë padish që janë bërë kundër ndërtimit. Të paktën tre padi janë bërë në Prokurori dhe një tjetër në Gjykatën Adminstrative.

Por deri më tani nuk patur asnjë reagim nga institucionet e drejtësisë.

Për më shumë:

Ndërtimi i këndit të lojrave është i paligjishëm, pavarësisht spekullimeve të disa mediave

Si bëhet informimi dhe dëgjimi i publikut për lejet mjedisore – Exit shpjegon

Thellohet skandali i këndit të lojrave në Parkun e Liqenit

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>