Të gjitha pushtetet në Shqipëri janë të korruptuara – Pikat kryesore të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit

Të gjitha pushtetet në Shqipëri janë të korruptuara – Pikat kryesore të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) publikoi sot, raportin vjetor për të të drejtat e njeriut për të gjithë shtetet në botë.

Pikat kryesore të raportit për Shqipërinë janë:

Korrupsioni 

  • Korrupsioni është i përhapur gjerësisht në të gjitha pushtetet (ekzekutiv, gjyqësor, legjislativ), veçanërisht në drejtësi dhe shëndetësi.
  • Qeveria nuk e ka zbatuar ligjin për dënimin e korrupsionit të zyrtarëve të lartë në mënyrë efektive. Zyrtarët janë përfshirë në praktika korruptive dhe nuk janë ndëshkuar.
  • Ndjekja e krimeve të rënda nuk ka përmirësim. Shkaqet kryesore për këtë janë frika e hetuesve nga hakmarrja, mungesa e burimeve të informacionit dhe korrupsioni brenda sistemit gjyqësor.

 

Respektimi i lirive civile

  • Qeveria, bizneset apo bandat kriminale kanë tentuar të ndikojnë mbi media në mënyra të papërshtatshme.
  • Disa media të pavarura kanë qenë aktive dhe kanë përcjellë këndvështrime të ndryshme, edhe pse ka pasur përpjekje për të ushtruar presion të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë politik dhe ekonomik mbi to, përfshirë këtu kërcënime dhe dhunë nga ana e grupeve kriminale.
  • Gjatë vitit janë regjistruar incidente me dhunë dhe kërcënime ndaj gazetarëve.
  • Presioni politik ,rreziku i dhunës dhe ngacmimeve, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kanë kufizuar median e shkruar të pavarur dhe gazetarët detyrohen të vetë-censurohen.
  • Disa portaleve online kanë dhënë këndvështrime më të pavarura.

 

Respektimi i integritetit të personit

  • Mbi sistemin e drejtësisë ushtrohet presion politik.
  • Mos ndëshkueshmëria, korrupsioni dhe moszbatimi i ligjit në mënyrë të barabartë mbeten probleme mjaft serioze në sistemin e drejtësisë.
  • Qeveria nuk ka marrë parasysh kërkesat e ish të burgosurve politikë për kompensim.
  • Mijëra kërkesa për kthimin apo kompensimin e pronës private të marrë gjatë regjimit komunist nuk janë zgjidhur ende.
  • Qeveria prishi disa shtëpi pa një proces të rregullt ligjor, si pjesë e një fushate për rrënimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, pavarësisht ankesave dhe kërkesave për transparencë të qytetarëve.
  • Deri në shtator, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka regjistruar 50 ankesa të abuzimit policor dhe korrupsionit në institucionet e rendit, ndërsa Avokati i Popullit ka marrë 150 ankesa nga të paraburgosurit për keqtrajtime dhe dhunë fizike.
  • Të burgosurit dhe të arrestuarit janë keqtrajtuar shpesh si nga punonjësit e burgut dhe nga të burgosurit e tjerë.
  • Kushtet në rajonet e policisë dhe në paraburgim janë krejtësisht të papërshtatshme, veçanërisht mungojnë kushtet bazike të higjienës dhe burgjet janë të mbipopulluar.

 

Diskriminimi, abuzimet shoqërore, dhe trafikimi i personave

  • Policia nuk ka trajnimin apo kapacitetin për t’u marrë në mënyrë efektive me rastet e dhunës në familje.
  • Abuzimi dhe dhuna ndaj fëmijëve dhe grave është e përhapur, edhe pse viktimat rrallë e denoncojnë atë.
  • Ka pasur raste të fëmijëve nën 18 vjeç që janë shfrytëzuar për prostitucion.
  • Fëmijët që lypin në rrugë, kryesisht ato të komunitetit rom, janë më të rrezikuar nga trafikimi.
  • Zyrtarë publikë shpesh kanë bërë deklarata homofobike, pavarësisht mbështetjes formale të qeverisë dhe ligjit për të drejtat e komunitetit LGBT.
  • Gjatë vitit ka pasur vrasje për hakmarrje mes bandave kriminale dhe gjakmarrje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>