Korrupsion, klientelizëm e përdorim personal i pushtetit – Pikat kryesore të Indeksit të Transformimit 2016

Korrupsion, klientelizëm e përdorim personal i pushtetit – Pikat kryesore të Indeksit të Transformimit 2016

Shqipëria është një ndër pesë vendet europiane që po përparon më pak drejt vlerave të demokracisë dhe ekonomisë së tregut. Korrupsioni, klientelizimi, presioni politik dhe pandëshkueshmëria janë pengesat kryesore të zhvillimi të vendit. Këto janë përfundimet Fondacionit Bertelsmann.

Fondacioni gjerman publikoi dje raportin e Indeksit të Transformimit 2016, i cili ka marrë në shqyrtim të dhënat ekonomike, politike e sociale të 129 vendeve, për periudhën janar 2013-janar 2015.

Shqipëria është vlerësuar më 6,71 pikë—në një sistem vlerësimi nga 1 në 10, ku 1 tregon nivelin më të ulët të transformimit  dhe 10 nivelin më të lartë. Në Europë, ajo ka lënë pas vetëm Kosovën, Bosnje-Hercegovinën, Gjeorgjinë dhe Ukrainën.

Konkluzionet kryesore të raportit për Shqipërinë janë:

  • Korrupsioni, nepotizmi dhe emërimet politike janë problemet kryesore të venbdit. Ato kanë krijuar institucione të dobëta shtetërore dhe një shoqëri të varur nga punësimi në shtet.
  • Vendimmarrja politike kontrollohet nga bizneset private, shumë herë biznese të paligjshme. Ky kontroll çon në shpërndarjen klienteliste të fondeve publike.
  • Deri më tani, të gjitha partitë në pushtet e kanë parë shtetin si një pronë të tyren për përfitime ekonomike dhe për ta ndarë me ndjekësit e tyre.
  • Klasa politike e sheh politikën si një lojë ku “njëri fiton gjithçka, e tjetri humbet gjithçka”, ndaj qeverisja bëhet me moton “kush ka pushtetin, merr të gjithë përfitimet”.
  • Presioni dhe ndërhyrja politike janë në thelb të sistemit të dobët e të korruptuar gjyqësor.
  • Sistemi i drejtësisë ka dështuar në dënimin e politikanëve të nivelit të lartë, veçanërisht në aferat korruptive. Një prej rasteve është çështja ende e pazgjidhur e 21 Janarit.
  • Zyrtarët e lartë që thyejnë ligjin rrallë hetohen dhe pothuajse asnjëherë nuk ndiqen penalisht. Investigimi i politikanëve mbetet ende një tabu.
  • Reformimi i plotë i një sistemi që është i mbushur me emërime politike dhe me njerëz me imunitet është proçes shumë i vështirë, në mos i pamundur.
  • Media është përgjithësisht e financuar nga biznesmenët ose nga partitë politike.
  • Shumë raste të aferave korruptive kanë nisur nga denoncimet në media, por ndëryhyrja politike nuk ka lejuar vazhdimet e çështjeve.
  • Papunësia është rritur vitet e fundit, duke arritur në rreth 17 për qind, ndërsa 75 për qind e të papunëve janë të papunë afatgjatë (persona që kanë më shumë se një vit të papunë). Papunësia tek të rinjtë është 30 për qind, dy herë më e lartë se mesatarja europiane.
  • 14 për qind të shqiptarëve jeton në kufi të varfërisë. 7
  • Problemi i kthimit dhe kompensimit të pronave mbetet një pengesë në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.
  • Korrupsioni, interesat politike, institucionet e dobëta dhe burimet e kufizuara ndikojnë negativisht në të respektimin e të drejtës së pronës.
  • Arsimi, që prej dy dekadash, po degradon  si pasojë e financimeve të munguara, emërimeve politike e mungesës së meritokracisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>