Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti në një takim me fermerët e Shkodrës, përfaqësues të bashkisë së Shkodrës dhe ALUIZNI-t për problemin e titujve të pronësisë së fermerëve, deklaroi se:
“Certifikata e pronësisë duhet të jetë në duart e atij që zotëron tokën bujqësore që pastaj të vijë tek ne të kërkojë mbështetje… . Mos e fusni në shinat e një debati politik, kjo u shërben të gjithë pozitës dhe opozitës, e cila kur nesër të jetë në pushtet do të gjejë një situatë krejt më ndryshe ku mund të zhvillojë”.
Fermerët thanë se titujt e pronësisë së tokës bujqësore janë të rëndësishme për zhvillimin e investimve në këtë sektor.
Zona e Malësisë së Madhe, në të cilën nuk ka vepruar ligji 7501, por ndarja e vjetër sipas kufijve, paraqet problemet më të mëdha – u shprehën përfaqësuesit e Bashkisë Shkodër.