108 vjetori i Policisë së Shtetit, Çuçi: Është institucioni më i besueshëm në vend

Nga Exit News
108 vjetori i Policisë së Shtetit, Çuçi: Është institucioni më i besueshëm në vend

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi kujtoi të mërkurën 108 vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit.

Gjatë fjalës së tij, Çuçi pohoi se policia është institucioni më i besuar për qytetarët. Ai shtoi se gjatë vitit 2020 janë sekuestruar pasuritë e vendosura në paligjshmëri, duke theksuar se prioritet për policinë është lufta ndaj krimit të organizuar dhe drogës.

Mjafton t’u referohemi sondazheve të opinionit të javëve të fundit e jo vetëm, ku rezulton se Policia e Shtetit është ndër institucionet më të besueshme në vend. Ky besim nuk është një rastësi, por fryt i punës, përkushtimit, sakrificave të të gjithë trupës, e kombinuar kjo me një sërë reformash e investimesh të kryera vitet e fundit.

OFL bëri të mundur sekuestrimin e qindra pasurive dhe aseteve të vëna në rrugë kriminale, duke hequr nga duart e krimit miliona euro, e ky proces këtë vit është drejt finalizimit. “

Ndërkohë drejtori i policisë, Ardi Veliu pohoi se policia është transformuar tërësisht gjatë këtyre viteve, duke dhënë një shërbim cilësor.

Potencialet intelektuale e profesionale të Policisë Shqiptare janë të nivelit dhe standardeve që sigurojnë efikasitet të lartë në përmbushjen e misionit të saj, si në fushën e krimit të organizuar, ashtu edhe në atë të policimit në tërësi.”, u shpreh Veliu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>