Masat për paradalimin e përhapjes së COVID-19 gjatë 30 ditëve të fundit kanë shmangur 11 mijë vdekje nga ndotja e ajrit.
Sipas një studimi nga Qendra për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër (CREA), ka patur një ulje prej 40% të nivelit mesatar të dioksidit të azotit dhe një ulje prej 10% në nivelin mesatar të ndotjes së ajrit në Evropë. Kjo vjen pas rënies së prodhimit të energjisë nga konsumi i qymyrit dhe naftës përkatësisht me mbi një të tretën.
Gjetjet e publikuara në raport ishin të bazuara në një vlerësim të cilësisë së ajrit dhe ndikimeve shëndetësore që ka konsumi i reduktuar i karburantit gjatë pandemisë.
Efektet të tjera pozitive përfshijnë 1.3 milion më pak ditë leje nga puna për arsye shëndetësore, 6000 më pak raste të reja të astmës tek fëmijët, 1900 shmangën vizitat urgjente për shkak të goditjeve të astmës dhe 600 raste më pak lindje të parakohshme. CREA pohoi se shumë nga këto mund të lidhen me ekspozimin e vazhdueshëm ndaj ndotjes së ajrit.
Raporti zbuloi se cilësia e ajrit tonë dhe sasia e ndotjes në të, po kontribuon drejtpërdrejt në mbingarkesën e sistemit shëndetësor në kohën e pandemisë. Për shkak të ndotjes së ajrit, më shumë njerëz vuajnë nga sëmundje ekzistuese që i bëjnë ata më të ndjeshëm ndaj virusit.
Raporti i CREA-as thekson:
“Masat kundër epidemisë COVID-19 kanë rezultuar në ulje të jashtëzakonshme të djegies së qymyrit dhe naftës dhe rrjedhimisht në ndotjen e ajrit në Evropë. Kjo ulje e ndotjes ka ndihmuar në uljen e presionit mbi sistemin shëndetësor gjatë kësaj krize. Për më tepër, analiza jonë thekson përfitimet e jashtëzakonshme për shëndetin publik dhe cilësinë e jetës që mund të arrihen duke zvogëluar me shpejtësi karburantet fosile në një mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë. “
Ata shtuan se rezultatet tregojnë se si është normalizuar numri masiv i vdekjeve nga ndotja dhe ato tregojnë se çfarë mund të arrihet nëse kalojmë në ajër të pastër.
“Ndërsa të gjithë ne jemi të shqetësuar që jeta dhe biznesi të kthehen në normalitet, askush nuk pret me padurim ndotjen nga karburantet fosile. Është jetike për vendimmarrësit evropianë të japin përparësi çështjes së ajrit të pastër, energjisë së pastër dhe transportit të pastër, si pjesë e planeve për t’u rikuperuar nga kriza, “tha CREA.