11 të infektuar të rinj me Covid-19 janë zbuluar në Vlorë në 24 orët e fundit.
Të gjjithë të infektuarit janë punonjës të një fasonerie në qytet. Vlora ka shënuar një numër të lartë të të infektuarve ditën e sotme.
Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon hetimet epidemiologjike për të parë nëse ka të infektuar mes kontakteve të pacientëve të rinj.