Një 43-vjeçar gjerman vrau 9 persona në 2 lokale periferike të Frankfurtit mbrëmjen e se mërkurës. Autoritetet e përshkruajnë sulmin të motivuar nga ekstremizmi i djathtë.
Autori sulmoi fillimisht një bar nargjile në Hanaun qendror rreth orës 10 të mbrëmjes. Vrarë disa njerëz aty dhe lëvizi më tej në një lokal tjetër rreth 2.5 kilometra larg duke qëlluar sërish personat që po e frekuentonin barin. Lokalet frekuentohen kryesisht nga komuniteti kurd.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se autori u largua shpejt në shtëpinë e tij, afër vendit të sulmit të dytë, ku më vonë u gjet i vdekur pranë nënës së tij 72-vjeçare.
Hanau është rreth 20 kilometra në lindje të Frankfurtit dhe ka rreth 100 mijë banorë. Gjermania ka qenë kohët e fundit në gjendje gatishmërie për rritjen e ekstremizmit.