
11 pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë.
Po ashtu, Kosova shënoi 478 raste të reja me koronavirus, sipas Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK).
Në vend u shëruan 690 raste dhe u regjistruan 13,561 raste aktive.
Prej 13 marsit, në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 41,777 të prekur nga sëmundja Covid-19. Prej tyre 1073 pacientë kanë vdekur.
Qeveria vendosi shtetrrethim dhe ndalim të aktiviteteve si restorante, bare, qendra tregtare që nga ora 20:00 e së premtes deri të hënën, në orën 05:00.