
11 pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë.
Vendi shënoi 561 raste të reja me koronavirus, sipas Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK).
Sot u shëruan 884 persona, ndërsa rastet aktive shkuan në 12 253.
Kosova ka raportuar 44 442 të prekur nga Covid-19 që nga rasti i parë në mars 2020. Prej tyre,1 148 kanë vdekur.
Qeveria vendosi orë izolimi dhe ndalim të aktiviteteve të disa bizneseve nga ora 20:00 e së premtes deri të hënën, në orën 05:00.