110 kërkesa për divorc dhe 77 urdhëra mbrojtje në 5 muaj në Fier

Nga Exit News
110 kërkesa për divorc dhe 77 urdhëra mbrojtje në 5 muaj në Fier

Çdo dy ditë në Fier më shumë se një familje përfundon në gjykatë për t’u ndarë, raporton Report Tv.

Në 5 muajt e parë të këtij viti  u regjistruan mbi 110 kërkesa rastesh për shkurorëzim, ku 77 prej tyre janë shoqëruar dhe me urdhër mbrojtje nga gratë.

Sipas ekspertëve pjesa dërrmuese e divorceve ndodh për shkak të gjendjes ekonomike.

Ndërsa mbi 80% e kërkesë padive regjistrohen në gjykatë nga gratë dhe në pjesën më të madhe shkaku kryesor i divorceve është dhuna.

Sipas INSTAT në rang vendi në 2019 u regjistruan 5680 divorce, ose 20% e martesa përfundojnë në divorc.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>