“Kërkojmë fuqishëm nga presidenti Ivanov të shfuqizojë vendimin për amnisti dhe të lejojë Prokurorinë Speciale dhe gjykatat të bëjnë punën e tyre.”
Kjo ishte deklarata e drejtoreshës për shtyp të Departamentit Amerikan të Shtetit Elizabeth Trudo, bërësot gjatë një komunikimi me gazetarët.
Ditët e fundit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë bërë dekarata lidhur me sanksione që mund t’i vendosen Maqedonisë, nëse presidenti nuk tërheq amnistinë për më shumë se 50 zyrtarë të lartë, mes të cilëve ish–Kryeministrin Nicolas Gruevski dhe disa ish-ministra të tij, të cilët po hetoheshin për korrupsion, manipulim zgjedhjesh dhe një sërë akuzash të tjera.
Që prej më shumë se një viti, gjendja politike dhe ekonomike në Maqedoni është e rënduar, ç’ka ka shkaktuar dhe protesta të shumta nga qytetarët. Protestat priten të vazhdojnë dhe në javët e ardhshme.