Asambleja e PS-së zgjedh Kryesinë e re të partisë

Asambleja e Partisë Socialiste zgjodhi sot 20 anëtarët e Kryesisë së partisë. Lista shumëemërore, nga e cila përzgjodhën anëtarët, u hartua nga Kryetari i PS-së Edi Rama. Në listë ishin gjithsej 12 gra, që garonin për 7 vende në Kryesi dhe 20 burra që garonin për 13 vende.

Pas votimit të 280 anëtarëve të Asamblesë, lista e fituesve është:

  1. Eglantina Gjermeni
  2. Mimi Kodheli
  3. Vasilika Hysi
  4. Lindita Nikolla
  5. Evis Kushi
  6. Olta Xhaçka
  7. Valentina Leskaj
  8. Pandeli Majko
  9. Blendi Klosi
  10. Erion Veliaj
  11. Saimir Tahiri
  12. Ditmir Bushati
  13. Arben Ahmetaj
  14. Fatmir Xhafaj
  15. Niko Peleshi
  16. Damian Gjiknuri
  17. Taulant Balla
  18. Erjon Braçe
  19. Vangjush Dako
  20. Armando Subashi

Më herët, dy prej kandidatëve Arta Dade dhe Namik Dokle u tërhoqën nga gara.

Deputetja Arta Dade deklaroi se nuk është dakort me mënyrën se si po drejtohet partia nga kreu Rama dhe vendi nga PS-ja. Ndërsa deputetit Namik Dokle u tërhoq për t’ia lënë vendin më të rinjve.

Asambleja e PS-së po vazhdon ende punimet për të zgjedhur Sekretarin e ri të Përgjithshëm, Sekretariatin Ekzekutiv, Komisionin e Zgjedhjeve, Këshillin e Mbikqyrjes Financiare dhe  Kryefinancierin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>