Presidenti i Serbisë, Vuçiç: Nuk ka njohje të Kosovës deri në 2022

Nga Exit News
Presidenti i Serbisë, Vuçiç: Nuk ka njohje të Kosovës deri në 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se nuk do të ketë njohje të Kosovës deri në vitin 2022.

Në një intervistë televizionin serb TV Prva, Vuçiç është shprehur se pas këtij viti do të jetë populli që do të vendosë.

Ai shtoi se në Perëndim të gjithë e njohin pavarësinë e Kosovës, duke theksuar se qendrimi i SHBA-ve nuk ndryshon në lidhje me këtë çështje.

“Pas kësaj date është populli ai i cili do të vendosë.”Opinioni i Uashingtonit, pavarësisht se kush është në pushtet, nuk do të ndryshojë, megjithëse marrëdhënia ishte disi e ndryshme (gjatë administratës së Donald Trump)”.

Marsi i viti të ardhshëm është 10 vjetori i nisjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Tashmë ajo po ndërmjetësohet nga BE-ja, ndërsa në 4 shtator u arrit marrëveshja mes ty për normalizimin e raporteve ekonomike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>