Kryeministri Edi Rama në Akademinë Politike të Partisë Socialiste, 12 maj 2016:
“Ka shumë njerëz që reagojnë keq kur shohin të çelet një muze i ri apo të ndërtohet një stadium i ri. Ne s’kemi bukë ju bëni stadiume, muzeume, qendra qytetesh. Ky është një reagim i kuptueshëm kur vjen nga njerëz të varfër dhe të dëshpëruar, por pervers kur vjen nga njerëz të pasur, nga opozita. Të thuash njëherë buka, pastaj shpirti, pastaj mëndja, është një perversitet i madh politik sepse këto janë të gjitha gjëra që shkojnë bashkë.”