12 persona u arrestuan për zjarrëvenie të qëllimshme në 24 orë

Nga Exit News
12 persona u arrestuan për zjarrëvenie të qëllimshme në 24 orë

12 persona u arrestua dhe u hetuan në 24 orë e fundit për zjarrëvënie të qëllimshme ose të pakujdesshme.

Policitë e rretheve njoftojnë se:

3 persona u arrestuan për ndezjen e disa vatrave zjarri në Lezhë dhe Mirditë.

2 persona u akuzuan për zjarrvënie në Mirditë.

2 persona u arrestuan nga policia e Korçës për zjarrvënie në një sipërfaqe pyjore në fshatin Gjonomadh.

2 persoan u vendosn nën hetim në Gjirokastër për dy zjarret e shënuara ditën e djeshme në zonë e Dropullit dhe të fshatit Memaliaj.

2 persona u hetuan në Berat për zjarrvënie dhe shkatërrim prone.

1 person u hetua në Memaliaj.

Nga data 25 korrik deri sot, në të gjithë vendin u arrestuan 22 persona për zjarrëvënie me dashje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>