12 qershori shënon 12 vjetorin e çlirimit të Kosovës nga Serbia.
Ushtria serbe u largua pas bombardimeve të NATO-s. Bombardimet e NATO-s zgjatën për 78 ditë. Ato pushuan më 10 qershor 1999, një ditë pas firmosjes së marreveshjes së armëpushimit.
Dorëzimi i Serbisë u firmos më 9 qershor 1999, në Kumanovë, nga komandanti i KFOR-it Michael Jackson, dhe komandanti i Ushtrisë Jugosllavr Nebojsa Pavkovic, i cili më pas u dënua nga Gjykata e Hagës për krime kundër njerëzimit she krime gjatë luftës së Kosovës.
Marrëveshja e dorëzimit përfshinte largimini e ushtarëve të Ushtrisë së ish-Jugosllavisë nga Kosova dhe vendosjen e zonës së sigurtë me distancë, 25 kilometra në rrugë ajrore dhe 5 kilometra në rrugë tokësore nga kufijtë e Kosovës, të cilat mund të kaloheshin vetëm me urdhër të Kombeve të Bashkuara dhe Ushtrisë së ish-Jugosllavisë.
Administrata e OKB-së e administroi vendin deri në 17 shkurt, 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë.