Ministri Tahiri sulmon ashpër Presidentin Nishani

Ministri Tahiri sulmon ashpër Presidentin Nishani

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri sulmoi dje Presidentin Nishani lidhur me deklaratat e këtij të fundit për “skandalin” e përgjimeve.

I ftuar në emisionin Top Story, ministri Tahiri deklaroi:

  • Për të qenë i sinqertë, unë ndiej vetëm keqardhje për katandisjen e institucionit të Presidentit të Republikës. E dija që do të sillej si patericë e SHQUP-it, por nuk e dija që do të kthehej në lodër të asaj selie.
  • Unë kam simpati për ata që merren me lodra, por jo kur ky është President i Republikës. Ai nuk do të gjejë lodër në Policinë e Shtetit.
  • Merre me mend shembullim që jemi Presidenti, sepse s’ka besim te policia. Ky e drejton drejtësinë dhe s’ka besim. Presidenti thotë se po e përgjojnë në shtëpi, në zyrë apo ndaj familjarëve, por nuk e denoncoi. Ka merak se drejtësia është e pabesueshme.
  • Për çfarë ke nevojë të përgjosh Presidentin e Republikës? Më gjeni një motiv se kujt i duhet ta bëjë diçka të tillë. Nuk them që e ka të shkruar në ballë, por ai e thotë vet që është lodër e Partisë Demokratike.
  • Ky thërret protestuesit e lodrave të liqenit, grupet e interesit të çfarëdollojshme, por nuk thërret ministrin e Brendshëm. Me çfarë garancie del edhe thotë që ai e di se ka pajisje përgjimi në Policinë e Shtetit? Unë po të ekzistonte diçka e tillë duhej të ikja nga detyra, sepse është shkelje e jashtëzakonshme ligji.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>