1,231 qytetarë gjobiten për mosmbatjen e maskave në ambiente publike

Nga Exit News
1,231 qytetarë gjobiten për mosmbatjen e maskave në ambiente publike

Policia ka gjobitur 1,231 qytetarë gjatë fundjavës, të cilët nuk kanë zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek.

Policia ka shoqëruar në komisariat 12 qytetarë që nuk kanë pranuar të tregojnë dokumentin e identifikimit. Ata janë ndëshkuar me gjobë 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Po ashtu policia ka gjobitur me një milionë lekë një biznes, i cili nuk respektonte protokollet e vëna nga Ministria e Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Që prej 15 tetorit 2020, në vend është e detyrueshme mbajtja e maskës mbrojtëse në çdo ambient jashtë banesës. Policia është institucioni që monitoron zbatimit të masave anti-Covid.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>