13 mijë biznese u mbyll në 2017-ën

Nga Exit News
13 mijë biznese u mbyll në 2017-ën

13 mijë biznese në gjithë vendin janë mbyllur gjatë vitit 2017. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nga janari deri më dhjetor, 13,000 biznese, kryesisht të vegjël, kanë kaluar në status pasiv.

Kjo do të thotë se ose sipërmarrësi ka vendosur të pezullojë veprimtarinë për një periudhë të pacaktuar, ose biznesi nuk ushtron më veprimtari tregtare prej 12 muajsh dhe nuk dorëzon deklaratat tatimore, siç parashikon ligji.

Pjesa më e madhe e bizneseve të mbyllura janë në Tiranë (4120), më pas në Durrës (1900), Vlorë (1085), Fier (802).

shumë prej bizneseve që janë mbyllur gjatë këtij viti tregojnë se janë persona fizikë, që kanë hapur aktivitetet në emër të tyre.

Mes arsyeve për pezullimin e aktivitetit, këta sipërmarrës përmendin krizën ekonomike, rënien e fuqisë blerëse, rritjes së kostove për mbarëvatjen e biznesit, konkurrencën dhe barrën fiskale.

Me ndryshimet e reja që Qeveria Rama bëri në Paketën Fiskale 2018, kostot e biznesit të vogël do të rriten ndjeshëm.

Qeveria Rama përfshiu në pagesën e TVSH-së fashën e bizneseve e vogla me xhiro vjetore nga 20 deri në 50 milionë lekë të vjetra në vit, deri më tani e përjashtuar nga kjo pagesë. Paketa e re fiskale do të aplikohet nga data 1 prill 2017.

Kjo nismë, po të kemi parasysh dhe situatën aktuale të mbarëvajtjes së biznesit të vogël, do të sjellë një numër edhe më të madh të bizneseve të mbyllura.

Fondi Monetar Ndërkombëtar publikisht e ka kundërshtuar këtë nismë të qeverisë duke shpjeguar:

“Ndërmarrjet e vogla përbëjnë gjysmën e të gjithë bizneseve në Shqipëri, por sjellin vetëm 2% të transaksioneve të taksueshme. Zgjerimi i sistemit të TVSH-së do të jetë një barrë shumë e rëndë për burimet e Departamentit të Taksave. Informaliteti dhe evazioni i taksave mund të rritet dhe eficenca e administratës së taksave ka të ngjarë të bjerë. Sipërmarrjet e vogla do të  përballen gjithashtu me një barrë të shtuar të kërkesave për raportime.”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>