
13 të dënuar në burgun e Zaharisë në Krujë janë infektuar me Covid-19.
Infektimi i tyre vjen disa ditë pasi në të njëjtin burg u zbuluan 4 të burgosur të infektuar.
Dyshohet se fillimisht disa prej të burgosurve e kanë marrë virusin nga kontaktet me persona jashtë burgut në sallat e gjyqit dhe më pas e kanë përhapur atë mes të burgosurve të tjerë.