
Të paktën 13 persona u plagosën në një të sulm me armë në qendër të Austin, Teksas, SHBA të shtunën, njoftoi policia amerikane sipas Reuters. Personi i dyshuar për vrasjet është ende i lirë.
Dy nga të plagosurit raportohet të jenë në gjendje kritike, tha Shefi i Departamentit të Policisë së Austin Joseph Chacon në një deklaratë.
“Nuk mund të them se nuk ka rrezik publik në këtë pikë sepse i dyshuari nuk është në burg. Duket se në këtë pikë është e izoluar në këtë zonë “, tha Chacon.
Policia ende nuk di se cilat ishin arsyet e sulmit.