
13 pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë.
Po ashtu janë zbuluar 171 të infektuar të rinj, duke e çuar totalin në mbi 10 590 të infektuar.
Në total në Kosovë ka ende 3899 pacientë aktivë, ku shumica e tyre është në Prishtinë.
190 pacientë janë shëruar, ndërsa 354 të infektuar kanë humbur jetën që prej 13 marsit, kur dhe u zbuluan rastet e para në vend.