13 pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë.
Vendi shënoi 562 raste të reja me koronavirus, sipas Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK).
Sot u shëruan 761 persona, ndërsa rastet aktive shkuan në 12.041.
Kosova ka raportuar 45.004 të prekur nga Covid-19 që nga rasti i parë në mars 2020. Prej tyre 1.161 kanë vdekur.
Qeveria vendosi orë izolimi dhe ndalim të aktiviteteve të disa bizneseve nga ora 20:00 e së premtes deri të hënën, në orën 05:00.