
Kosova raportoi trembëdhjetë vdekje të lidhura me COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 1,715. Moshat e viktimave ndryshojnë midis 45 dhe 89.
Ndërkohë, 574 raste të reja, nga 3 579 testime u raportuan të hënën, duke e cuar numrin në 77,827 raste që nga fillimi i pandemisë.
Ndërsa, ministria raportoi 394 të shëruar duke e cuar numrin në 65,060 njerëz në total qe prej fillimit të pandemisë. Në Kosovë ka edhe 11,058 raste aktive.