Që Petrolifera e Vlorës të mos ndotë detin

Që Petrolifera e Vlorës të mos ndotë detin

Një anije çisternë turke, më flamur maltez, ndoti plazhin e Nartës para pak javësh, në kohën kur po furnizohej me naftë bruto nga impianti i Petroliferës Italo-Shqiptare.

Shoqëria, pronare e terminalit të naftës së Vlorës deklaroi se aksidenti erdhi si pasojë e një gabimi në manovrimin e valvolave nga ana e ekuipazhit të anijes i cili shkaktoi derdhjen e naftës në det. Sasi e naftës që përfundoi në det qe e madhe dhe dallgët e çuan naftën në plazhin e Nartës.

Një grup vullnetarësh, të organizuar nga Bashkia e Vlorës dhe të ndihmuar nga mjete të Forcës Ushtarake Detare, pastruan plazhin nga mbetjet me bitium. Por dëmi i shkaktuar në florën dhe faunën ujore është i vështirë për t’u vlerësuar.

Petrolifera Italo–Shqiptare, me terminalin e saj për ngarkim-shkarkim të naftës në Vlorë, është pika kryesore hyrëse e produkteve të naftës në Shqipëri. Investim prej më shumë se 50 milionë euro, i kryer nga një shoqëri italiane gjatë qeverisë Nano, ai u kundërshtua fort nga ambietalistët.

Sipas disa mediave, Kapiteneria e Portit të Vlorës ka gjobitur anijen turke. Megjithatë, nuk kuptohet pse qeveria lejon që të funksionojë një port karburantesh pa e rrethuar zonën e portit me barrierat e nevojshme, të shpikura enkas për të ndaluar përhapjen e rrjedhjeve të pavullnetshme të naftës nga rrymat detare.

Nëse kjo lloj mase do ishte marrë nafta nga aksidenti i fundit nuk do të kishte ndotur detin e Nartës. Qeveria duhet ta detyrojë këtë investim në mënyrë që të parandalojë në të ardhmen dëmtimin e zona bregdetare me një vlerë të lartë mjedisore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>