Vizita e ministrit grek Kotzias, çamët në protestë: Të hiqet ligji i luftës!

Vizita e ministrit grek Kotzias, çamët në protestë: Të hiqet ligji i luftës!

Përfaqësues të shoqatës Çamëria protestuan sot përpara Ministrisë së Jashtme, me rastin e vizitës së ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias.

Protestuesit kërkuan nga shteti grek njohjen e të drejtave të çamëve dhe heqjen e ligjit të luftës.

Shpëtim Idrizi, kryetari i PDIU-së, tha se “ka ardhur koha që të ndahen gjërat: Shqipëria është vend mik apo armik për Greqinë. Nuk e dimë ende nëse jemi në luftë apo paqe me Greqinë. Këto gjëra duhen zgjidhur me dialog.”

Protestuesit bllokuan për disa orë rrugën përpara Ministrisë së Jashtme dhe mësohet se ka pasur përplasje me policinë.

Ministri Bushati bisedoi me Zotin idrizi, por asnjëri prej tyre nuk dha deklaratë për mediat pas bisedimeve.

Takimi mes dy ministrave të Jashtëm Bushati e Kotzias nisi rreth orës 10.

Deri më tani dihet se ministri grek ka në axhendë dy tema kryesore për të biseduar me ministrin Bushati: kufirin detar dhe grekët që kanë humbur jetën gjatë luftës në Shqipëri. Ndërsa ministri Bushati do të kërkojë diskutimin e çështjes se Luftës së dytë Botërore dhe çështjen çame.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>