Nisin përgatitjet për prishjen e Stadiumit Qemal Stafa me urdhër të Kryebashkiakut Veliaj

Nisin përgatitjet për prishjen e Stadiumit Qemal Stafa me urdhër të Kryebashkiakut Veliaj

Kanë filluar sot veprimet e para për të përgatitur prishjen e stadiumit Qemal Stafa. Një sërë mjetesh të rënda po ndërhyjnë për të krijuar aksesin teknik për operacionin e prishjes.

Ndërkohë, të gjithë operatorët ekonomike dhe institucionet e tjera që kanë patur me qira mjedise të stadiumit ishin urdhëruar të lironin mjediset që më datë 6 qershor dhe një pjesë e tyre kanë filluar të largohen.

Para disa ditësh, Bashkia e Tiranës i ka dhënë leje Kompanisë Shoqëria Sportive Kuq e Zi të fillojë prishjen e stadiumit, edhe pse ende nuk është përfunduar projekti teknik i stadiumit të ri dhe nuk ka filluar asnjë procedurë për marrjen e lejes së ndërtimit të tij.

Ky vendim i Kryebashkiakut Veliaj është veprim i qëllimshëm për ta bërë fakt të kryer ndërtimin e stadiumit të ri, pavarësisht se i gjithë procesi ikëtij projekti ka qenë jotrasparent dhe ka ngjallur kundërshit publike. Për të shmangur përfundimisht çdo kundërshti, Zoti Veliaj ka vendosur ta prishë stadiumin.

Edhe pse leja për ndërtimin e stadiumit të ri është përgjegjësi e Këshillit Kombëtar të Territorit, prishja e godinave ekzistuese bëhet me vendim bashkiak.

Që të merret leja për stadiumin e ri duhet që, ndër të tjera, të bëhet një Vlerësim i Ndikimit në Mjedis (VNM) të ndërtimit dhe të zhvillohen dëgjesa me publikun sipas procedurave të caktuara me ligj.

Bashkia e Tiranës nuk ka zbatuar asnjëherë procedura të tilla për dëgjesat publike duke i zëvendësuar ato me takime me skenarë të përgatitur me militantë dhe punonjës publike, të cilat i ka shitur si degjesa publike. Madje ajo nuk ka bërë asnjëherë studime për ndikimin në mjedis të ndërtimit të veprave publike.

LEXO  Tiranë, grabitet pika e këmbit valutor

Duket se ajo do të ndjekë të njejtën mënyrë edhe për stadiumin e ri, duke shënuar një skandal të ri.

stadiumi1

 

stadiumi2

 

stadiumi3

Lajme te ngjashme