Kryeministri tallet dhe sulmon opozitën — Thëniet kryesore

Kryeministri tallet dhe sulmon opozitën — Thëniet kryesore

Situata në seancën e sotme parlamentare është tensionuar pas akuzave dhe ofendimeve të Kryeministrit Rama ndaj opozitës dhe deputetit Flamur Noka.

Fillimisht, ishte Kryeministri Rama i cili duke folur në Kuvend iu drejtua opozitës me fjalët “deputetët e opozitës janë si një tufë e vogël e gatshme për të ngrënë njëri tjetrin” .

Menjëherë pas kësaj deklarate, deputeti demokrat Noka ka kërkuar ndërprerjen e seancës dhe mbledhjen e Byrosë së Kuvendit për të shqyrtuar sjelljen ofenduese të Kryeministrit.

Mospranimi i kërkesës nga drejtuesja e seancës, deputetja socialiste Valentina Leskaj, i acaroi deputetët e opozitës të cilët bllokuan për disa momente foltoren e Kuvendit ndërsa në të fliste Kryeministri.

Pas vendosjes së qetësisë në seancë, Kryeministri Rama vazhdoi të flasë duke shpotitur, tallur dhe sulmuar opozitën, pa fshehur kënaqësinë e triumfit pas kritikës së djeshme të Ambasadës Amerikane ndaj PD-së.

Ndër të tjera, Kryeministri u shpreh:

Nëse ju mendoni se Italia mike është përshfirë në një platformë të përbashkët përgjimi për t’i dëgjuar çfarë i thotë Saliu Lulit, çfarë i thotë Luli Saliut dhe si ankohet Jozefina Saliut dhe si qahen se pse ka ngelur partia në dorë të Lulit atëherë i jepni shumë rëndësi vetes. Italia nuk ka nevojë t’ju përgjojë. 

Është kaq evidente sa e doni ju njëri-tjetrin, sa respekt keni për Lulin, sa e do Jozefina Lulin dhe sa të gatshëm do ishit për t’ja marrë shpirtin njëri-tjetrit. Por një tufë kaq e vogël sa keni mbetur hani njëri-tjetrin, do ngelemi pa parti demokratike.

Flamur mos u mëzit për fjalën “tufë”. Çfarë po bën tani tregon vetëm se je pjestar tufe!

Deklarata e djeshme e ambasadorëve ishte shprehja kuptimplotë e bashkëautorëve të një drafti ku mungon vetëm PD, opozita e sotme. Drafti do vazhdojë rrugën e vet dhe ne do të vazhdojmë t’ju shtrijmë dorën e bashkëpunimit duke mbajtur hapur derën e negociatave. Ne nuk na intereson fitorja politike dhe nuk i gëzohemi disfatës tuaj, lidhur me kush është kush në procesin e dhënies së reformës në drejtësi

 Ne jemi gati t’ju shtrijmë dorën. As nuk diskutohet reforma me ju ose pa ju do të bëhet. Në pyetje është çmimi që do të ketë. Ne jemi gati të paguajmë çdo çmim sado i lartë të jetë.

 Nuk është vetëm frika që ju shtyn në rrugën e bllokimit të reformën pa pushim. Ju i kemi varur të gjithë shpresat tek aleanca me këta horra, i keni varur të gjitha shpresat me këta që kanë turperuar Shqipërinë.

Gjykatësi që unë e quajta killer ka liruar përdhunues. Ju që flisni me shumë pasion për krimin, atëherë jini të paktën për sy e faqe të drejtë dhe mos i ndani çështjet që lidhen me krimin në tonën dhe tuajën.

Nuk është koha të më tregoni ju gjuhën shqipe dhe të më tregojë Flamuri etimiologjinë e fjalës. Nuk kam ardhur këtu të bëj të fortin e as t’i bie daulleve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>