
1370 hektarë tokë janë të përmbytur në Lezhë. Në një përditësim të situatës Bashkia e Lezhës deklaroi se janë përmbytur 1300 hektarë tokë bujqësore në Lezhë dhe 70 hektarë tokë bujqësore në Kurbin.
“Nga informacionet e ardhura nga shtabet e MC, kemi:
-rezervuarët janë në monitorim dhe vazhdon shkarkimi i tyre
-në shkallë qarku kemi të përmbytura rreth 1370 ha tokë bujqësore, konkretisht:
-në bashkinë Lezhë 1300 ha tokë bujqësore, me tendencë ulje.
-në bashkinë Kurbin 70 ha tokë bujqësore, me tendencë ulje.”
Bashkia njofton se uji në kanalet e larta në Lezhë dhe Kurbin është në ulje ndërsa theksoi se janë angazhuar 15 ushtarë dhe 2 makina, të repartit ushtarak Vau i Dejës.