Rama: Forcat destruktive nuk e bllokojnë dot procesin e vaksinimit

Nga Exit News
Rama: Forcat destruktive nuk e bllokojnë dot procesin e vaksinimit

Kryeministri Edi Rama u shpreh se pezullimi i trafikut ajror të mërkurën kishte për qëllim bllokimin e procesit të vaksinimit.

“Nuk ka shans që forca destruktive, forca të verbra, forca të së shkuarës që duan me çdo kusht të rimarrin peng të ardhmen të na ndalin në këtë proces. I kanë bërë llogaritë gabim dhe kanë marrë përsipër të sfidojnë qeverinë dhe kryeministrin më të gabuar”, u shpreh Rama për mediat nga Gjirokastra, të enjten.

Ai u shpreh ngarkesa e vaksinave e planifikuar për të bërritur të mërkurën u anullua për shak të pezullimit të fluturimeve:

“Ajo që është e patolerueshme dhe e pajustifikueshme është se ne e kemi humbur ngarkesën e djeshme të vaksinave”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>