Kryetari i PD-së Lulzim Basha premtoi rritje me 5 përqind të pensioneve.
Në një takim elektoral në Librazhd, të dielën, Basha u shpreh se qeveria e tij do të rimbursojë për çdo ilaç dhe të sjellë ilaçe cilësore.
“Me uljen e çmimit të energjisë për 300 KË/h e parë dhe po kështu rimbursimi i ilaçeve sipas diagnozës, pasi kemi siguruar që të vetmet ilaçe që përdorin pensionistët shqiptarë, të jenë ilaçe të nga Bashkimi Europian, Shteteve të Bashkuara apo Japonia apo Australia”, ushpreh Basha.
Ai premtoi se qeveria e tij do të kujdeset për pensionistët dhe qytetarët.