1400 emigrantë mbërrijnë në Itali

Nga Exit News
1400 emigrantë mbërrijnë në Itali

1400 emigrantë të ndarë në P15 anije anije mbërritën në ishullin jugor italian të Lampedusa të dielën, 9 maj. Zyrtarët italainë u shprehën se numri i emigrantëve do të rritej me përmirësimin e motit, raportoi ANSA.

“Anijet e emigrantëve po rinisin së bashku me motin e mirë”, u shpreh kryetari i bashkisë së Lampedusa, Toto Martello, për televizioni italian RAI. “Ne duhet të rifillojmë diskutimet në lidhje me çështjen e imigracionit”, shtoi ai.

Rreth 11,000 migrantë mbërritën në brigjet e Italisë nga fillimi i vitit 2021 deri më 7 maj, rreth 6 mijë emigrantë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Matteo Salvini, kreu i partisë së ekstremit të djathtë të Italisë League, i bëri thirrje Kryeministrit Mario Draghi të merret me këtë çështje.

“Me miliona italianë që përballen me vështirësi, ne nuk mund të kujdesemi për mijëra migrantë të paligjshëm,” shkroi ai në Twitter.

Disa prej anijeve u gjetën në brigjet e Lampedusa nga policia italiane e taksave, e cila merret me krimin financiar dhe kontrabandën, tha ANSA.

Rreth 400 migrantë të kombësive të ndryshme zbritën nga njëra prej anijeve të peshkimi dhe 325 të tjerë u identifikuan në një anije tjetër.

Të gjithë migrantët janë zhvendosur në qendrat e migrantëve në ishull.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>