
Gjatë vitit 2020 janë bërë 1403 denoncime ndaj policëve për shkelje të ndryshme gjatë ushtrimit të detyrës.
Megjithëse janë rreth 4 denoncime në ditë, policia në shumicën e rasteve nuk ka marrë masa sipas Euronews Albania.
Qytetarët janë ankuar më shumë për mosveprim nga ana e policëve kur janë denoncuar vepra penale ose ka patur thirrje për ndihmë.
Ankesat e tjera kanë ardhur për sjellje apo komunikim të pahijshëm të policëve dhe shoqërime të padrejta për verifikim në komisariate.
Rreth 30% e denoncimeve kanë ardhur nga Tirana, e pasuar nga Vlora, Durrësi, Shkodra, Korça dhe Fieri.
103 qytetarë janë ankuar për gjoba të padrejta për moszbatim të masave anti-COVID.
Viti 2020 shënoi edhe disa nga protestat më të mëdha në vend kundër dhunës policore, të nxitura nga vrasja e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një punonjës policie pasi konstatoi i riu kishte shkelur orën policore. Polici u dënua me 15 vite burg për vrasje me dashje.