Një burrë që infektoi me Covid-19, 22 persona në Majorka, Spanjë u arrestua sepse dyshohet se ka shkuar në punë dhe palestër pavarësisht shenjave të virusit, raportton The Guardian.
Hetimet nisën në janar 2021, pas gjetjes së zinxhirit infektues.
Ditë para zbulimit të shpërthimit të infektimit, ai filloi të shfaqte simptom dhe vazhdoi të shkonte në punë, pavarësisht kundërshtisë së kolegëve.
Personi bëri testin Covid-19, dhe vazhdoi të dilte pa pritur rezultatin e testit.
Si pasojë e neglizhencës së tij, u sëmurën 5 kolegë dhe familjet e tyre, përfshirë tre foshnje njëvjeçare.
Fatmirësisht askush prej tyre nuk pati nevojë për kurim në spital.