Spanjë, arrestohet një person për infektimin e qëllimshëm të 22 personave me Covid-19

Nga Exit News
Spanjë, arrestohet një person për infektimin e qëllimshëm të 22 personave me Covid-19

Një burrë  që infektoi me Covid-19, 22 persona në Majorka, Spanjë u arrestua sepse dyshohet se ka shkuar në punë dhe palestër pavarësisht shenjave të virusit, raportton The Guardian.

Hetimet nisën në janar 2021, pas gjetjes së zinxhirit infektues.

Ditë para zbulimit të shpërthimit të infektimit, ai filloi të shfaqte simptom dhe vazhdoi të shkonte në punë, pavarësisht kundërshtisë së kolegëve.

Personi bëri testin Covid-19, dhe vazhdoi të dilte pa pritur rezultatin e testit.

Si pasojë e neglizhencës së tij, u sëmurën 5 kolegë dhe familjet e tyre, përfshirë tre foshnje njëvjeçare.

Fatmirësisht askush prej tyre nuk pati nevojë për kurim në spital.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>