BE dhe SHBA përshëndesin emërimin e 28 hetuesve të rinj të BKH

Nga Exit News
BE dhe SHBA përshëndesin emërimin e 28 hetuesve të rinj të BKH

Bashkimi Evropian dhe SHBA-të uruan emërimin e 28 hetuesve të rinj në Byronë Kombëtare të Hetimit, BKH.

“Urime për 28 hetuesit e BK të emëruar sot pasi kaluan me sukses rekrutimin dhe trajnimin fillestar”, shkroi Soreca në Twitter, të premten.

Ai u shpreh se tani “SPAK  mund të mbështetet në grupin e parë të hetuesve të specializuar në luftën e tij kundër krimit të organizuar dhe korrupsion”.

Ambasada e SHBA-ve shkroi në Facebook:

Urime 28 hetuesve të sapoemëruar të BKH-së! Këta individë janë testuar dhe janë duke u trajnuar. Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin këta individë, ndërsa ata ndërmarrin fazat e tjera të trajnimit të tyre dhe ndihmojnë për të çuar përpara hetimet”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>