
Sali Berisha ka lënë të hapur mundësinë e kthimit në krye të Partisë Demokratike.
Në një intervistë me gazetarin Çim Peka, në Syri Tv, të enjten, Berisha u shpreh se:
“Kurrë mos thuaj kurrë. Never say never. E kam përdorur me Ramiz Alinë dhe e përdor prapë, pasi sot kam ndërruar rrugë dhe po i heq të gjitha pengesat e mia. Nuk përjashtoj asnjë të drejtë time kushtetuese më”.