148 pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, duke e çuar totalin e të infektuarve në 17 629, që prej marsit.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën tre pacientë, ndërsa në total numri i viktimave ka arritur në 725.
65 pacientë janë shëruar duke e çuar totalin e të shëruarve në 14 581 pacientë.
Në vend ka ende 2 323 të sëmurë aktivë.