Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u prit sot në një takim nga Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviç.
Gjatë bisedës, u diskutua për marrëdhëniet mes dy shteteve, veçanërisht për bashkëpunim mes dy parlamenteve lidhur me integrimin në Bashkimin Evropian të dy vendeve dhe në NATO të Malit të Zi.
Zoti Meta foli dhe për pakicat shqiptare që jetojnë në Malin e Zi. Ai theksoi rëndësinë e gjetjes së zgjidhjeve të përbashkëta për problemet e kësaj pakice.
Kreu i Kuvendit ndodhet prej dy ditësh në Mal të Zi. Ai shoqërohet prej Kryetares së Komisionit të Jashtëm Arta Dade dhe prej Kryetarit të Grupit Parlamentar të Miqësisë Paulin Sterkaj.
Një ditë më parë, Zoti Meta mbajti një fjalim përshëndetës në Parlamentin e Malit të Zi.
Fjalimi u mbajt në gjuhën shqipe për të inaguruar dhe nismën e re të parlamentit, përkthimin e gjuhës shqipe.