15 familje, banore të një pallati në Durrës, kanë denoncuar në SPAK ish-kryebashkiakun Dako dhe drejtues të tjerë të bashkisë për dhënien e lejes së ndërtimit të pallatit.
Banorët e pallatit nr.8 në lagjen 5 të Durrësit, dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, akuzojnë drejtuesit e bashkisë që përmes marrjes së rryshfetit, kanë lejuar që pallati të ndërtohej me 14 kate, nga 10 që kishte të parashikuar leja.
Ndërtimi i kateve shtesë është një ndër arsyet për dëmet e mëdha që pallati pësoi nga tërmeti.
Avokati i banorëve, Baftjar Rusi sqaroi se në padi, drejtuesit e bashkisë akuzohen për shpërdorim detyre, korrupsion aktiv dhe pasiv, tortura, grup i strukturuar criminal që kanë vënë në rrezik jetën e banorëve.