
5 persona janë arrestuar, 3 prej tyre janë dënuar me burg, dhe 10 të tjerë po hetohen. Ky është bilanci i hetimeve të Prokurorisë Antikorrupsion, SPAK për zgjedhjet e 25 prillit.
Në njoftimin për shtyp, nga data 25 mars e deri më 7 maj janë regjistruar 38 njoftime për vepra penale në lidhje me zgjedhjet dhe 50 njoftime po verifikohen.
Në total në prokuroritë e rretheve janë denoncuar 125 njoftime për vepra penale në fushën e zgjedhjeve, prej të cilave: 82 kallëzime në prokurori nga subjekteve politike/kandidatë, shtetas apo institucione shtetërore; 20 referime të policisë gjyqësore dhe 23 janë hetime nga SPAK”, njoftoi Prokuroria.
PD dhe LSI janë subjektet zgjedhore që kanë denoncuar më së shumti krime zgjedhore në Prokurori.