1500 inspektime, 3 gjoba dhe një vendim pezullim aktiviteti janë vendosur gjatë 24 orëve të fundit.
Në një postim, Ministria e Shëndetësisë pohon se gjithsej janë vendosur 535 gjoba si dhe janë kryer 137 mijë inspektime.
“AntiCovid kanë kryer mbi 1500 inspektime dhe monitorime në 24 orët e fundit. Janë vendosur 4 masa administrative për subjekte dhe individë: 3 masa administrative me gjobë; 1 vendim për pezullim aktiviteti. Në total gjatë epidemisë janë realizuar mbi 137 mijë inspektime dhe monitorime; Janë vendosur 535 masa administrative.”
Ministria i bën thirrje qytetarëve të zbatojnë rregullat për të parandaluar përhapjen e virusit.