Është arritur më në fund marrëveshje për reformën në drejtësi. Gjatë gjithë ditës së sotme Ambasadorët Lu dhe Vlahutin kanë përpunuar dhe negociuar një formulë kompromisi, e cila më në fund është pranuar nga të gjitha palët.
Ekspertët e asistencës teknike të BE-së dhe SHBA-ve—Euralius dhe OPDAT—janë duke zbërthyer në përcaktime ligjore formulën e dakordësuar nga të gjitha palët.
Kryeministri Rama ka shprehur kënaqësinë e tij duke postuar në Twitter këto simbole: “”
Kryeparlamentari Meta ka falenderuar zotërinjtë Rama e Basha dhe ambasadorët Vlahutin dhe Lu dhe ka kërkuar votim unanim të marrëveshjes.
Çështja e debatueshme që rrezikoi miratimin e reformës është mënyra e zgjedhjes së anëtarëve nga jashtë sistemit të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë—dy institucionet që do të zëvendësojnë Këshillin e Lartë të Drejtësisë, të shpjeguara këtu (mënyra e zgjedhjes së anëtarëve përshkruar në artikull tashmë është ndryshuar).
Procedura për të cilën është rënë dakord është e përafërt me modelin Nuland të zgjedhjes së anëtarëve për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, e cila përshkruhet afërsisht këtu.
Në mbrëmje pritet që të fillojë diskutimi i draftit të reformës në seancë plenare dhe më vonë miratimi i tij me unanimitet.