159 persona nën rrënojat e pallatit të shembur në Florida — Çfarë dimë deri tani?

Nga Exit News
159 persona nën rrënojat e pallatit të shembur në Florida — Çfarë dimë deri tani?

Të paktën 159 persona kanë humbur dhe 4 të tjerë kanë vdekur nga rrëzimi i një pallati në Florida, të enjten, 24 qershor. Ndërsa, 35 persona shpëtuan nga rrënojat e ndërtesës.

Arsyet e shembjes ende nuk dihen. Një ekip inxhinjerësh nga Instituti Kombëtar i Standarteve dhe Teknologjisë u dërgua në vendndodhje për të hetuar shkaqet.

Ndërtesa u ndërtua në 1981. Themelet e ndërtesës u përforcuan në 1992 pas uraganit Andrew.

Avokati i shoqatës së rezidentëve u shpreh se ndërtesa “është inspektuar nga inxhinjerët gjatë muajve të kaluar”, në pritje të certifikatës së 40 viteve ndërtesë.

Shoqata e banorëve ka paditur kompaninë e menaxhimti të ndërtesës, për 5 milionë $ me akuzën e dështimit në sigurimin e jetës.

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden menjëherë miratoi vendimin e ndihmës, përfshirë pajisje dhe burime të tjera për ekipet e kërkim – shpëtimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>