Sipas Abc News brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 16 persona të infektuar me Covid-19.
Ne Shkodër u gjetën 9 persona të infektuar me Covid-19. Ndër to 7 janë kontakte të personave të sëmurë më parë dhe dy janë raste të reja, një është personel mjekësor dhe një tjetër është punonjës i Sigurimeve Shoqërore.
Në Berat u gjetën 2 raste të reja, një nga lagjia Barrikadë e Beratit i cili pasi ka shfaqur simptoma ka telefonuar 127. Dhe rasti i dytë një person nga Ura Vajgurore i cili dyshohet se mund të jetë infektuar në një spital në Tiranë, ku ka shkuar për të vizituar të shoqen e shtruar për një sëmundje tjetër.